Plagosi pronarin e shtëpisë gjatë tentativës për vjedhje, arrestohet autori në Krujë

Plagosi pronarin e shtëpisë gjatë tentativës për…

Sot në orët e para të mëngjesit është raportuar një tentativë vjedhje në pronen e një shtetasi në Fushë-Krujë ku autori në momentin që u diktua nga pronari i shtepise ka qëlluar me armë zjarri, me qëllim që të largohej dhe për pasojë plagosi pronarin e banesës, shtetasin A. B. i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në lidhje me këtë ngjarje Policia ka dalë me një njotim ku tregon  se është kapur dhe është vënë në pranga autori i kësaj ngjarjeje, shtetasi A. S.,47 vjeç si dhe vijon puna për gjetjen e armës së krimit të përdorur nga autori.

 

Njoftimi i plotë

Krujë

“Zbardhet dhe dokumentohet në kohë rekord ngjarja e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Kameras, Fushë Krujë. Kapet dhe vihet në pranga autori i kësaj ngjarjeje, shtetasi A. S.,47 vjeç.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë dhe grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Krujë, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur, organizuan punën për  zbardhjen dhe dokumentimin e saj.Falë veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore të kryera në vendin e ngjarjes nga grupi hetimor, kontrolleve të shumta të kryera nga shërbimet e Policisë, si dhe informacioneve të grumbulluara, gjatë orëve të paradites së sotme u bë e  mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të kësaj ngjarjeje, shtetasi A. S., 47 vjeç, banues në Kameras, Krujë.

Ky shtetas, më datë 07.05.2020, në fshatin Kameras, Fushë Krujë, në orët e para të mëngjesit, gjatë  tentativës për të vjedhur në pronën e shtetasit A. B., në momentin që u diktua nga pronari ka qëlluar me armë zjarri, me qëllim që të largohej dhe për pasojë plagosi pronarin e banesës, shtetasin A. B., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për gjetjen e armës së krimit të përdorur nga autori.Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një levë hekuri, një palë pinca dhe sende të tjera të vlefshme për hetimin.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Vjedhja me armë” dhe “Armëmbajtja pa leje”. /faxweb

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit