Plagosi tre persona më Laprakë, gjykata lë në burg Mergjyshin

Plagosi tre persona më Laprakë, gjykata lë…

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 40-vjeçarin Altin Mergjyshi, autorin e plagosjes së trefishtë në Laprakë. AI plagosi tre ditë më parë ish pronarin, Masimo Sorvilo, gruan e tij Roxhersa Rrapollari dhe vjehrrin e tij Viktor Rrapollar, për shkak se italiani e kishte hequr nga puna pa i dhënë rrogën.

Ngjarja e rëndë ndodhi të hënën në zonën e Laprakës ku Mergjyshi u afrua në tavolinën ku ishin ulur të tre në një lokal dhe i plagosi me thikë.

Mësohet se gjendja e të plagosurve është e mirë dhe kanë dalë tashmë nga spitali. Ndërkohë autori është një person me precedent penal të mëparshëm. Ai tha se nuk kishte në plan t’i qëllonte, por u ndje i provokuar dhe në gjaknxehtësi e sipër i goditi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit