Plagosi tre persona me thikë/ Zbardhet dëshmia e autorit: Më kishin borxh

Plagosi tre persona me thikë/ Zbardhet dëshmia…

Autori i plagosjes së trefishtë, Elton Mergjyshi ka dhënë këtë të martë dëshminë e tij para hetuesve, ku ka zbuluar arsyen pse e ka kryer aktin. Ai ka deklaruar se ish-pronari italian i kishte atij borxhe.

Mergjyshi është shprehur gjithashtu se italianin Massimo Sorvillo e ka ndihmuar për ngritjen e një punishteje për bulmetrat. Për këtë ai thotë se ka shkuar në Itali disa herë për të blerë pajisjet që iu duheshin dhe për t’i sjellë ato në Shqipëri. Por për këtë shërbim ai thotë se italiani nuk e ka paguar pasi e ka hequr nga puna.

Për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së hënës në një lokal në Laprakë ai thotë se nuk ka dashur të plagosë asnjërin prej personave por shton se kishin qenë ata të cilët e kishin provokuar kur po kalonte pranë lokalit dhe më pas nisi sherri.

Kujtojmë se të plagosur nga ky sherr mbetën shtetasit Viktor Rrapollari, 64 vjeç, vajzën e tij, Roxhersa, 40 vjeçe, si dhe bashkëshorti i saj italian Massimo Sorvillo 47 vjeç.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit