Plagosja e 16-vjeçarit/ Habit dëshmitarja: Po bëhet kiameti, theren e prehen për gocat

Plagosja e 16-vjeçarit/ Habit dëshmitarja: Po bëhet…

Një 16-vjeçar u plagos me thikë pasdrekën e së martës në qytetin bregdetar të Durrësit.

Ngjarja ndodhi pranë sheshit “Pranvera” në lagjen 11 të qytetit. Dy të rinj, përkatësisht 16 dhe 20 vjeç, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, pak para se në shkollën pritëse “Shaqe Mazreku” të niste mësimi në turnin e pasdites për gjimnazin “Naim Frashëri”.

Në sherr e sipër, 20-vjeçari Alesjo Musaj dyshohet se e ka qëlluar me një thikë 16-vjeçarin pranë një lokali në zonë. Në një prononcim për mediat, një grua thotë se çdo ditë raportohen në media prerje e vrasje mes të rinjve, për të cilat sipas saj, shkak bëhen vajzat.

“Ditë për ditë po bëhet kiameti, theren e prehen për gocat. Nënat të dëgjojnë në televizor e t’i edukojnë fëmijët. Prindërit kanë shumë, shumë punë për të bërë me fëmijët e vet. Përditë vrasje, prerje për gocat.”

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit