Plagosja e biznesmenit në Sarandë, i akuzuari mohon sulmin, lirohet ‘ujku’

Plagosja e biznesmenit në Sarandë, i akuzuari…

Gjykata e Shkallës së Parë në Sarandë vendosi sot masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Redjan Haderin, 33-vjeçarin e dyshuar si një nga autorët e atentatit ndaj biznesmenit Spiro Iljadhi.

Redjan Haderi së bashku me vëllezërit Visi dhe Andrea Caushi janë të dyshuarit kryesorë si autorë të atentatit me 20 plumba ndaj Iljadhit.

Teksa vëllezërit Caushi janë ende në kërkim nga policia, Redjan Hajdëri në deklaratën e tij është shprehur se ai nuk është autor i ngjarjes por ka rastisur të jetë me Visi dhe Andrea Caushin.

Para trupit gjykuese ka dalë edhe Luan Obzova, i cili u arrestua në tentativë për ti vënë flakën lokalit ‘Orange’ të Spiro Iljadhit.

Ndaj tij gjykata ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit