Plagosja e dyfishtë në Kurbin/ Gjykata jep masën e sigurisë për autorin

Plagosja e dyfishtë në Kurbin/ Gjykata jep…

Gjykata e Kurbinit ka lënë në burg Aurel Shurbin, autorin e plagosjes së dyfishtë të ndodhur të martën pranë Urës së Drojës në Mamurras.

Në seancën e zhvilluar me dyert të mbyllura, në bazë të provave të paraqitura nga prokuroria, gjykata e cilësoi të ligjshëm arrestimin e tij, duke caktuar masën e sigurisë “arrest ne burg” për veprat penale Vrasje në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave, e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Ngjarja ndodhi tre ditë më parë, në vendin e quajtur ura e Drojës, ku të plagosur  mbetën daja, Agron Mema, rreth 50 vjeç dhe nipi i tij Klevis Leka, rreth 30 vjeç. /Panorama

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit