Plagosja e dyfishtë, policia jep detaje për konfliktin e armatosur midis dy biznesmenëve

Plagosja e dyfishtë, policia jep detaje për…

Policia ka dhënë një njoftim zyrtar në lidhje me plagosjen e dyfishtë me armë zjarri që ndodhi mëngjesin e së mërkurës tek rruga “Ndre Mjeda” në Tiranë.

Pas konfliktit të çastit mes bashkëpronarëve, Albert Allmuça dhe Sino Llanaj, mbeti i plagosur me armë zjarri në këmbë ky i fundit, si dhe një qytetar që po kalonte rastësisht, 42-vjeçari Klodjan Komina.

Zënka mes dy biznesmenëve dyshohet se nisi në katin e parë të pallatit në ndërtim, fillimisht me fjalë. Më tej konflikti u përshkallëzua në përplasje fizike e më pas me armë.

Policia njofton se po bëhet krehja e zonës, si dhe po kontrollohen pamjet filmike për kapjen e personave të përfshirë në ngjarje. Në Komisariatin e Policisë Nr. 2 janë shoqëruar disa persona dhe vijon puna për kapjen e personave të tjerë.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 13.01.2020, rreth orës 09:20, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit është plagosur me armë zjarri shtetasi S. Ll., 45 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Gjithashtu është plagosur jashtë rrezikut për jetën edhe shtetasi K. K., 42 vjeç, i cili po kalonte rastësisht në vendin e ngjarjes.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli, po bëhet krehja e zonës, si dhe po kontrollohen pamjet filmike, për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në këtë ngjarje.

Në Komisariatin e Policisë Nr. 2 janë shoqëruar disa persona dhe vijon puna për kapjen e personave të tjerë të dyshuar të përfshirë në ngjarje.

 

/tpz/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit