Plagosja e minatorit në Bulqizë, reagon sindikata: Kompania ia hedh fajin punonjësit

Plagosja e minatorit në Bulqizë, reagon sindikata:…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në minierën e Albchrome, ku minatori 31-vjeçar Edi Beka u aksidentua në galeri dhe u transportuar me helikopter për në Tiranë.

Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës kanë reaguar për këtë ngjarje duke shkruar se kompania ia hedh fajin minatorit për aksidentin. Ndër të tjera, ato bëjnë thirrje që institucionet të hetojnë ngjarjen deri në fund.

POSTIMI: 

Ironikisht, në deklaratën e policisë nuk përcaktohet se në cilën minierë dhe kompani ka ndodhur ky aksident. Ndërsa kompania Albchrome sërish ia hedh fajin minatorit për aksidentin.Që prej 2019, si SMBB kemi luftuar që jeta e punëtorëve të jetë sa më e sigurt, por shfrytëzimi pa kriter i pronarëve dhe heshtja shtetërore po i kthen këto miniera në varre masive.U kërkojmë institucioneve përkatëse të hetojnë ngjarjen deri në fund dhe i urojmë vëllait tonë, minatorit Edi Beka, shërim sa më të shpejtë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit