Plagosja e minatorit në Bulqizë, vihen nën hetim brigadieri dhe tekniku i sektorit

Plagosja e minatorit në Bulqizë, vihen nën…

Tekniku i sektorit dhe brigadieri janë vënë nën hetim në Bulqizë, pas plagosjes së minatorit Edi Beka.

Policia filloi procedimi penal në gjendje të lirë për :A. D., 53 vjeç, banues në Bulqizë, (me detyrë teknik sektori në një subjekt minerar) si dhe F. K., 48 vjeç, banues në Bulqizë, (me detyrë brigadier), për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Dy personat, kanë pasur detyrimin ligjor kontrollin e gjendjes teknike të galerisë, ku si pasojë e neglizhencës së tyre, në një nga puset e subjektit minerar, gjatë punës është lënduar dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI:

Në vijim të ngjarjes së ndodhur gjatë ditës së djeshme, ku gjatë punës në një galeri të “Albchrome” u plagos një minator, janë proceduar penalisht nga Policia tekniku i sektorit dhe brigadieri i një subjekti minerar.Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit :A. D., 53 vjeç, banues në Bulqizë, (me detyrë teknik sektori në një subjekt minerar).

F. K., 48 vjeç, banues në Bulqizë, (me detyrë brigadier), për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.Shtetasit e lartëpërmendur kanë patur detyrimin ligjor për kontrollin e gjendjes teknike të galerisë, ku si pasojë e neglizhencës së tyre, në një nga puset e subjektit minerar, gjatë punës është lënduar dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën E. B., 31 vjeç, (me detyrë fadromist).Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit