Plagosja e së moshuarës, flet i vëllai: Ngjarja ndodhi për arsye pronësie

Plagosja e së moshuarës, flet i vëllai:…

Plagosja e së moshuarës pak minuta më parë me armë zjarri në Lushnje ka ndodhur për çështje pronësie.
Vëllai i 60 vjeçares, Afrim Hasalla deklaroi se mëngjesin e së enjtes ishin në gjyq, dhe pasi mbaroi gjyqi po ktheheshin për në shtëpi.

Hasalla tregoi se personat qëlluan me armë në drejtim të makinës ku po udhëtonte e motra me nipin , që ndodheshin pas tyre.

Policia nuk ka marrë masa. Shaip Hasalla me djemtë. Para dy vitesh na kanë qëlluar me armë. Edhe sot na kanë qëlluar me armë. Ishim në gjyq sot, për punë toke,. Mbaruam gjyqin u nisëm për në shtëpi dhe na bënë pritë. Ishim bashkë me avokatin nga Tirana. E gjitha ndodhi pas gjyqit. Unë kam qenë me avokatin. Nipi ishte pas nga mbrapa me motrën dhe qëlluan makinën ku ishte nipi. E gjitha ndodh për 2 hektarë tokë, sot ky zotëria do ta marrë”, tha Afrim Hasalla.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit