Plagosja e trefishtë në Mamurras! Arrestohen 4 persona, mes tyre polici i patrullës

Plagosja e trefishtë në Mamurras! Arrestohen 4…

Ditën e sotme janë arrestohen katër persona pas konfliktit që ndodhi dje në Mamurras, ku mbetën të plagosur tre persona, dy prej tyre policë.

Në pranga ka përfunduar polici David Madani pasi plagosi dy kolegët e tij nga pakujdesia. Po ashtu janë arrestuar edhe tre persona të tjerë, Gjon Fufi, Nikoll Fufi dhe Rudolf Fufi.

Ngjarja ndodhi mesditën e djeshme në Mamurras pas një sherri mes 4 personave dhe një patrulle policie. Gjatë sherrit, efektivi i arrestuar David Madani ka qëlluar me armë zjarri, por nga pakujdesia plumbat kanë prekur dy kolegët e tij Ilir Zeka dhe Flamur Lleja si dhe Nikoll Fufin (Nikoll Vorfi), i cili ishte përfshirë në sherrin me efektivët, duke i plagosur të tre në këmbë.

Patrulla e policisë, i ka bërë me shenjë Nikoll Fufit që të ndalonte. Ky i fundit ishte në mjet së bashku me tre pjestarët e fisit Fufi. Të gjithë nuk iu janë bindur urdhërit të efektivëvë për kontroll, shkak ky që nisi të gjithë konfliktin e që devijoi më pas në përdorimin e armëve. Në sherr e sipër njëri nga efektivet e patrullës ka nxjerrë armen e shërbimit dhe ka qëlluar.

Personat e fisit Fufi, të përfshirë në konflikt, janë të afërm të ish-deputetit të Partisë Socialiste, Mhill Fufi. Policia ka sekuestruar dhe kamerat e sigurisë pranë vendit të ngjarjes dhe pritet që të zbardhet se si ka ndodhur kjo përplasje.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit