Plagosja e trefishtë në Vlorë, autori ka qenë i dehur

Plagosja e trefishtë në Vlorë, autori ka…

Mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës janë plagosur 3 persona pas një konflikti.

Sipas policisë, sherri ka ndodhur për motive të dobëta.

40-vjeçari Mexhit Arapi është konfliktuar me pronarin e berberhanes njëkohësisht dhe personin që punonte aty Ervis Sejko 35 vjeç.

Dyshohet se pas konfliktit Arapi është larguar në banesën e tij ku ka marrë thikën dhe në fillim ka plagosur Sejkon.

Pasi janë konfliktuar me grushte arapi ka plagosur me thikë dhe Kevin Nuredinin.

Autori ka tentuar të largohet nga vendngjarja,por për shkak të plagëve të marra nuk ka mundur. Mësohet se ai ka qenë në gjendje të dehur.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit