Plagosja me thikë e 35-vjeçarit në Sarandë, identifikohet autori

Plagosja me thikë e 35-vjeçarit në Sarandë,…

Një 35-vjeçar është plagosur me thikë në Sarandë. Mësohet se shtetasi Besmir Uka, ka shkuar në spital në mesnatë i plagosur. Ai i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale pas goditjeve në bark.

Policia ka identifikuar autorin e plagosjes. Është shpallur në kërkim 37-vjeçari E.SH. Mësohet se Uka ndodhet jashtë rrezikur për jetën.

Uka është i dënuar me parë për “vrasje në kushtet e vetëmbrojtjes” për një ngjarje të ndodhur në vitin 2010. Gjithashtu është proceduar penalisht pasi është denoncuar nga një 16-vjeçare se e kërcënonte përmes mesazheve në Facebook.

Njoftimi i Plotë:

Sarandë/Informacion paraprakNë lagjen nr.3, Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. Sh., 37 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin B. U., 35 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit E. Sh., dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit