Plagosja në hotelin e Durrësit| Transgjinorja: Ishim për qejf, do pinim kokainë

Plagosja në hotelin e Durrësit| Transgjinorja: Ishim…

Gjatë ditës së djeshme brenda një dhome hoteli, ku ndodheshin 3 djem dhe nja vajzë transgjinore, është regjistruar një plagosje me armë zjarri. Një konflikt i çastit, ka bërë që 26-vjeçari Markeljan Beqiri të nxjerrë armën e zjarrit dhe të plagosë shokun e tij 20-vjeç, të identifikuar si Arni Sulejmani. Ky i fundit ndodhet në spital nën kujdesin e mjekve, ndërsa pretendon se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht. Autori 26-vjeçar është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, teksa është shpallur në kërkim nga policia, bashkë me Tefik Shehun, i cili akuzohet për moskallëzim krimi. Ndërkohë e arrestuar është transgjinorja Anxhela Brisku dhe Enver Hysenaj, Në dëshminë e saj, 22-vjeçarja ka rrëfyer se ishte e dehur dhe nuk mban mend shkakun e konfliktit mes djemve dhe arsyen e plagosjes së Sulejmanit.

22-vjeçarja:

Ishim për qejf. Më herët kishim konsumuar alkool në një lokal në zonën e shkozetit. Më pas shkuam te hoteli për të konsumuar kokainën. Folëm me recepsionistin. Ai na dha një dhomë. Ishim shumë mirë. Po pinim dhe po argëtoheshim kur papritur Markeljani nxori armën dhe qëlloi Anrin. Gjithçka ndodhi shumë shpejt. Nuk e kuptova pse e qëlloi, pasi nuk kishin asnjë konflikt.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit