Plagosja në Krujë/ Policia ngec në dëborë, arratiset autori

Plagosja në Krujë/ Policia ngec në dëborë,…

Policia mori një njoftim rreth mesditës së kësaj të hëne se në një fshat të thellë të Krujës, kishte ndodhur një plagosje me armë zjarri ku një person kishte mbetur i lënduar. Së bashku me policinë, në fshatin Bruz Zallë në njësinë administrative Cudhi në Krujë, tentoi të shkojë dhe një autoabulancë për t’i ardhur në ndihmë të lënduarit.

Por ambulanca dhe policia e kanë pasur shumë të vështirë mbërritjen në vendin e ngjarjes, për shkak se rruga që të çon në fshat ishte e bllokuar nga reshjet e dëborës dhe ngricat e stinës.

Nga ngjarja e ndodhur në Bruz Zallë, i plagosur ka mbetur shtetasin 42-vjeçar Agron Asllani, i cili është dërguar në spital ku po mbahet nën kujdesin e mjekëve. Autor i kësaj ngjarje dyshohet të jetë shtetasi Imer Kameri 52-vjeç, i cili edhe pse kanë kaluar disa orë nga ngjarja vijon të jetë në kërkim.

Uniformat blu ndodhen në terren duke bërë krehjen e zonës, ndërsa i paqartë është shkaku i konfliktit që solli në plagosjen e Asllanit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit