Plagosja në Pogradec, 3 persona të arrestuar

Plagosja në Pogradec, 3 persona të arrestuar

Ditën e djeshme në Pogradec u regjistrua një plagosje me armë. I plagosur mbeti shtetasi me iniciale A.J., i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës. Pas ngjarjes, policia bën me dije se shtetasit D. M., 32 vjeç dhe K. L., 27 vjeç, pas kontrolleve të shumta dhe negociatave me familjarët u vetëdorëzuan në Polici dhe u arrestuan. Është sekuestruar në cilësinë e provës materiale pistoleta e shtetasit A. J., dhe një revolver me mulli i cili i përket shtetasit K. L.

Njoftimi i Policisë:

Pogradec

Zbardhet dhe dokumentohet me prova ligjore, ngjarja e djeshme, ku gjatë një konflikti, mbeti i plagosur me armë zjarri një 27-vjeçar.

Shkon në 3 numri i të ndaluarve nga Policia, në lidhje me këtë konflikt. Arrestohet në flagrancë edhe 27-vjeçari i plagosur A. J.

Sekuestrohen dy armë zjarri, 1 pistoletë me të cilën ka qëlluar i plagosuri dhe 1 revolver me mulli, me të cilën ai u qëllua nga njëri prej të arrestuarve.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Jetës dhe Personit të DVP Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në vijim të veprimeve procedurale të kryera në lidhje me zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur pasditen e datës 01.02.2024, në lagjen nr. 1, Pogradec, arrestuan në flagrancë shtetasin A. J., 27 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec.

Nga tërësia e hetimeve të kryera, rezulton se gjatë një konflikti me armë të ndodhur për motive të dobëta, midis këtij shtetasi dhe dy shtetasve të tjerë D. M., 32 vjeç dhe K. L., 27 vjeç, (të cilët pas kontrolleve të shumta dhe negociatave me familjarët u vetëdorëzuan në Polici dhe u arrestuan) shtetasi A. J., mbeti i plagosur me armë zjarri, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës, Tiranë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një pistoletë e shtetasit A. J., dhe një revolver me mulli i cili i përket shtetasit K. L., të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit