Plagosja në Tiranë/ Jazaj fyente dhe bullizonte gjithë kohën Xhafën

Plagosja në Tiranë/ Jazaj fyente dhe bullizonte…

Më 1 janar në xhaminë e Xhurës në Tiranë u regjistrua një ngjarje e rëndë. Saimir Xhafa vrau Agim Jazajn me të cilin kishte konflikt prej kohësh. 57-vjeçari Agim Jazaj, i cili u plagos me plumba pistolete nga Saimir Xhafa, 36 vjeç, prej kohësh e fyente dhe e bullizonte, sidomos gjatë kohës që takoheshin në xhami për të kryer ritet e faljes. 

Në fillim Xhafa dhe Jazaj janë konfliktuar brenda në xhami dhe më pas sherri ka degraduar në përdorimin e armës jashtë kultit fetar. Saimir Xhafa ka marrë pistoletën dhe ka qëlluar 3 herë në drejtim të Jazajt, duke e lënë të plagosur në bark. Hetuesit akoma nuk e kanë marrë në pyetje 57-vjeçarin e plagosur pasi nuk ka qenë në gjendje për të dëshmuar. Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim autorin.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit