Plagosje e dyfishtë në Kurbin, daja dhe nipi përfundojnë te Trauma, vetëdorëzohet autori

Plagosje e dyfishtë në Kurbin, daja dhe…

Një plagosje e dyfishtë me armë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kurbin, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar dy persona, dajë dhe nip.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur ura e Drojës, pranë shtëpisë së të plagosurve. Mësohet se të plagosur kanë mbetur daja, Agron Mema, rreth 50 vjeç dhe nipi i tij Klevis Leka, rreth 30 vjeç.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të një sherri banal, që kishte ndodhur para disa ditësh mes autorit të ngjarjes dhe dy të plagosurve. Mësohet se të plagosurit kanë marrë plagë në këmbë.

Ata janë nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Autori i ngjatjes Aurel Shurbi, dyshohet se është vetëdorëzuar në polici, ku dhe do të përballet me akuzën e vrasjes sq mbetur në tentativë. Policia dhe grupi hetimor vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit