Plagosje e trefishtë me thikë në Vlorë

Plagosje e trefishtë me thikë në Vlorë

Një konflikt mes disa personave ka përfunduar në plgosje me thikë në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës “24 Maji”.

Një 40-vjeçar ka plagosur me thikë dy persona E. S., 35 vjeç dhe K. N., 23, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka kapur autorin i cili është dërguar po ashtu për mjekim në spital.

Ndërkohë po punohet për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 06.10.2022, rreth orës 20:40, në lagjen “Lef Sallata”, pranë shkollës “24 Maji”, dyshohet se shtetasi M. A, si pasojë e një konflikti të çastit, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasit E. S., 35 vjeç dhe K. N., 23 vjeç, të dy banues në Vlorë, të cilët ndodhen në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimit e Policisë kanë kapur menjëherë autorin e dyshuar, shtetasin M. A., 40 vjeç, dhe e kanë transportuar për ndihmë mjeksore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit