Plagosje me armë në Theth, autori ia mbath

Plagosje me armë në Theth, autori ia…

Një person i cili është arratisur ka plagosur një 47 vjeçar në Theth.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërsa i plagosuri ndodhet në spital dhe po merr ndihmën mjekësore.

Sipas të dhënave nga qendra shëndetësore e Thethit i plagosuri quhet Gëzim Ndrezaj  47 vjeç.

Policia është nisur drejt vendngjarjes për të hetuar rastin dhe kapur autorin.

Theth, Shkodër/Informacion paraprak.

Në fshatin Theth, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi G.T, i cili po transportohet për në spitalin rajonal Shkodër për ndihmë mjekësore.

Në drejtim të vendit të ngjarjes janë  nisur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit