Plagosje me armë në Tiranë, policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e autorit

Plagosje me armë në Tiranë, policia kërkon…

Një plagosje me armë zjarri u regjistrua këtë të hënë në afërsi të xhamiisë Xhura, në zonën e Varrit të Bamit në Tiranë.

I plagosur mbeti shtetasi Agim Ali Jazaj 51 vjeç, i cili pas ngjarjes u dërgua në spital dhe po mbahet nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasin Saimir Xhafa me banim në Tiranë i lindur në 04.01.1988. Xhafa ka plagosur me armë 51 vjeçarin Jazaj, ndërkohë që uniformat blu e kanë shpallur në kërkim.

Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të lokalizuar vendndodhjen e Xhafës, duke vënë në dispozicion numërin e telefonit 069 41 11 546. Uniformat blu kanë garantuar qztetarët për ruajtjen e anonimatit, teksa cilido që do të japi informacion të vlefshëm për kapjen e agresorit, në dispozicion do të ketë një shpërblim prej 5 000 euro.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit