Plagosje me armë zjarri, fqinjët në Durrës konkliktohen me njëri-tjetrin

Plagosje me armë zjarri, fqinjët në Durrës…

Një konflikt me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e 25 janarit në Durrës. Bëhet e ditiur se sherri ka ndodhur në lagjen nr.4 të qytetit bregdetar. Një i plagosur ka mbetur një 40-vjeçar, pas konfliktit me fqinjin e tij. Shtetasi Gentian Kuqi 50 vjeç, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin Mikel Spirollari 40 vjeç i cili është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.

Njoftimi i Policisë:

Durrës/Informacion paraprak Në lagjen nr 4 në Durrës, si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasi G.K, 50 vjeç, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin M.S, 40 vjeç, (komshi), i cili është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën dhe vijon puna për kapjen e autorit, i cili pas plagosjes së shtetasit M.S, është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes. Pas sqarimit të rrethanave të ngjarjes do të ketë njoftim të dytë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit