Plagosje më armë zjarri në Delvinë

Plagosje më armë zjarri në Delvinë

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Delvinë këtë pasdite.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se një i ri është qëlluar me çifte pas konfliktit me një tjetër person për çështje kullotash.

“Në spitalin e Delvinës ka shkuar i dëmtuar në këmbë me armë gjahu shtetasi L.K., 21 vjeç, banues në fshatin Rusan, Delvinë, i cili është jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ka ndodhur rreth 3 km larg Delvinës për çështje kullotash”, njoftoi policia.

Të njëjtat burime shtuan se Polica ka identifikuar autorin dhe po punohet për kapjen dhe arrestimin e tij.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit