Plagosje me armë zjarri në Durrës, 24-vjeçari përfundon në spital

Plagosje me armë zjarri në Durrës, 24-vjeçari…


Një 24-vjeçar është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të marte në Durrës.

Policia ka njoftuar se i riu është plagosur me armë zjarri në këmbë, pranë banesës së tij. Grupi  hetimor dhe policia kanë rrethuar zonën dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave.

Njoftimi i Policisë: 

Në Spitalin Rajonal Durrës, ka shkuar për ndihmë mjeksore, i plagosur në këmbë me armë zjarri në afërsi të banesës, në rrethana ende të paqarta, shtetasi E.B, 24 vjeç, banues në Shënavlash.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të Policisë dhe drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë kontrollin e zonës.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit të gatshëm vijon punën për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit