Plagosje me armë zjarri në qendër të Shkodrës, pranë tregut valutor

Plagosje me armë zjarri në qendër të…

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në qendër të qytetit të Shkodrës. Konkretisht pranë tregut valutor një person  është qëlluar 4 herë me armë zjarri, duke marrë plagë të rënda.

I plagosur ka mbetur Aleksandër Curaj 40 vjeç, i cili raportohet se është në gjendje të rëndë. Autori nuk është identifikuar ende, teksa pas ngjarjes është larguar me biçikletë.

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 09:00, në vendin e quajtur “Dollari”, është plagosur me armë zjarri shtetasi A. C., 40 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe po merr ndimën mjekësore. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po kontrollojnë zonën, për kapjen e autorit. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit. Ndërkohë, janë ngritur pika të shumta kontrolli. Forcat e Sigurisë Kombëtare po vijojnë krehjen e zonës, për kapjen e autorit, i cili dyshohet se është larguar në brendësi të lagjeve të qytetit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit