Plagosje me thikë në shkodër, arrestohet autori

Plagosje me thikë në shkodër, arrestohet autori

Një plagosje me thikë ka ndodhur mesditën e kësaj të mërkure në Shkodër ku ka mbetur i plagosur punonjësi i lavazhit, Artan Bobnaj.Ngjarja ndodhi në lagjen“Partizani” në afërsi të Drejtorisë së Policisë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën, me qëllim zbardhjen e rrethanave të këtij rasti, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale operacionale, shërbimet e Policisë identifikuan dhe shoqëruan menjëherë në ambientet e Policisë, autorin e dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasin Musa Cinari  banues në lagjen Partizani. Mësohet se gjithça ka nisur pas një konflikti banal mes punonjësit Artan Bobnaj dhe klientit 78-vjeçar.

Ky i fundit I identifikuar si Musa Cinari ka nxjerrë thikën duke e qëlluar në bark të riun nga fshati Bardhaj. Për pasojë Artan Bobnaj ka marrë plagë dhe është kërkuar menjëherë ndërhyrja e ambulancës.

 Ai është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Shkodrës dhe ndodhet jashtë rrezikut. Autori i ngjarjes Musa Çinari është arrestuar nga policia, ndërsa pas dëshmisë pritet të zbardhen motivet e përplasjes mes tij dhe punonjësit të lavazhit.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit