Plagosje me thikë në Tiranë, një person në kërkim

Plagosje me thikë në Tiranë, një person…

Një debat verbal mes disa personave ka përfunduar në përleshje fizike me përdorimin e armëve të ftohta, duke lënë të plagosur një 35-vjeçar në një lokal në rrugën “Zydi Herri” në Tiranë.

 

Sipas informacioneve zyrtare nga policia, shtetasi M.P., 35 vjeç, ka mbetur i plagosur me mjet prerës dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Autori i dyshuar i ngjarjes është shtetasi K.K., 30 vjeç, i cili është shpallur në kërkim, ndërsa dyshohet se ka vepruar në bashkëpunim me një person tjetër ende të paidentifikuar.

 

Policia ka nisur procedim penal në gjendje të lirë për tre shtetas të tjerë për veprën penale “moskallëzim krimi”, ndërsa për të njëjtën vepër është shpallur në kërkim edhe një 47-vjeçar.

 

Forcat e rendit vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të të gjithë të implikuarve.

 

 

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit