Plan i “çmendur” i Milan, vesh kuqezi kupolën e Laipzig

Plan i “çmendur” i Milan, vesh kuqezi…

Ralf Rangnick është emri më i përfolur kohët e fundit në Milano, me teknikun gjerman që shihet si zëvendësuesi i Stefano Piolit në stolin kuqezi. Ndryshe nga se është lakuar, “La Gazzetta dello Sport”, ka një tjetër version për të ardhmen e Milan. Rangnick nuk do të mbaj në Milano postin e trajnerit por do të jetë drejtor i zonës teknike, pra do të marrë vendin e Paulo Maldinit sezonin e ardhshëm. Rangnick do të jetë personi përgjegjës për të ndërtuar Milanin e ri, një revolucion që sigurisht do të nis nga pankina. Rangnick apo jo, Pioli nuk do të jetë më trajner pasi tekniku gjerman kërkon një person të besuar për ti dhënë drejtimin e ekipit në fushë.

Gjithnjë sipas “La Gazzetta”, Rangnick kërkon t’ia besoj këtë post një Julian Negelsmann, trajneri i ri i cili drejton aktualisht ekipin e Laipzig. Negelsmann ka fituar shumë kuota vitet e fundit, pavarësisht se i ri në moshë, emri i tij është lidhur shpesh me një kalim të mundshëm tek Bayern Munich apo Real Madrid. Rangnick-Negelsmann shihen nga drejtuesit e Milan si dyshja e duhur për të rikthyer edhe një herë kuqezinjtë konkurrues jo vetëm në Serie A por dhe në Europë. /Balkanweb

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit