Plane për në fundjavë? Shihni më parë si do të jetë moti

Plane për në fundjavë? Shihni më parë…

Moti në vendin tonë, gjatë dy ditëve në vijim do të jetë i paqëndrueshëm.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, dita e nesërme do të karakterizohet nga moti i vranët shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar.

Reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike, lokalisht breshër.

Po ashtu me mot të paqëndrueshëm do të shoqërohet edhe e diela me vranësira mesatare deri të dendura, por ndryshe nga dita e shtunë reshjet do të jenë të herëpashershme por me intensitet të ulët.

Njoftimi i plotë i SHMU:

Moti për vendin tonë sa i përket fundjavës do të jetë i paqëndrueshëm. Dita e Shtunë do të karakterizohet nga moti i vranët shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar.

Reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike. Lokalisht breshër.

Po kështu edhe për ditën e Diel moti pritet me vranësira mesatare deri të dendura por ndryshe nga dita e Shtunë reshjet do të jenë të herëpashershme por me intensitet të ulët.

Përgjatë relieveve malore lokalisht reshjet në formë shtrëngatash dhe stuhi afatshkurtër.

/Panorama

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit