Planet e Charles që nipi Archie të mos bëhet princ, i tërbuan Harry dhe Meghan Markle

Planet e Charles që nipi Archie të…

Prince Charles po planifikon që nipit të tij Archie kurrë të mos i jepet titulli i Princit – në kuadrin e planeve të tij për një monarki më të vogël, pretendojnë raportet.

Princi i Uellsit dyshohet se e ka bërë të qartë se djali dyvjeçar i Princit Harry dhe Meghan Markle nuk do të jetë në krye të Familjes Mbretërore kur ai të bëhet Mbret.

Mendohet se lëvizja e tij është ajo që shkaktoi një seri akuzash nga djali i dytë dhe gruaja e tij ndaj Charles dhe anëtarëve të tjerë të Oborrit që nga Amerika.

Si një nip i sovranit, Archie ka të drejtë të jetë Princ, por me sa duket Charles është i vendosur të kufizojë numrin e anëtarëve kryesorë që punojnë në familje.

Ai beson se publiku nuk dëshiron të paguajë për një monarki që shtohet dhe u ka treguar anëtarëve të familjes mbretërore  për planet e tij që të pakësojë anëtarët e familjes që punojnë.

Sipas Mail On Sunday, Charles i ka thënë të birir Harry dhe Meghan se ai do të ndryshojë dokumentet kryesore ligjore për t’u siguruar që Archie nuk do ta marrë titullin që i takon me të  drejtë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit