Plani i G7: Fondet e ngrira ruse garanci për rindërtimin e Ukrainës

Plani i G7: Fondet e ngrira ruse…

Grupi i ekonomive më të fuqishme në botë (G7) dhe Bashkimi Evropian po diskutojnë një plan për të përdorur më shumë se 250 miliardë dollarë asete të ngrira të bankës qendrore të Rusisë si garanci për financimin e rindërtimit të Ukrainës.

Informacioni u raportua nga Bloomberg, duke cituar njerëz të njohur me këtë çështje.

Sipas propozimit, aleatët e Ukrainës mund të shesin borxhin për të ndihmuar në rindërtimin e vendit ndërsa asetet e ngrira do të përdoren si kolateral.

Përkrahësit e planit argumentojnë se një zgjidhje eventuale e konfliktit sipas ligjit ndërkombëtar do ta bënte Rusinë përgjegjëse për të paguar për dëmin që ka shkaktuar. Nëse Rusia refuzon, mund të bëhen pretendime për asetet e ngrira, sipas mbështetësve të planit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit