Plani i integrimit/ 15 kushtet që duhen plotësuar para fillimit të negociatave me BE-në

Plani i integrimit/ 15 kushtet që duhen…

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit, Ministria e Jashtme bëri publike ‘planin e integrimit’- një plan me 15 rekomandime që duhen përmbushur deri tremujorin e parë të vitit 2021, kur do të mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare – e cila përcakton fillimin në praktikë i negociatave Shqipëri-BE.

Plani i integrimit përmban të gjithë kushtet e vëna nga Bashkimi Europian për Shqipërinë

Exit News sjell më poshtë ‘Planin e Intgrimit’:

Miratimi i reformës zgjedhore;
Funksionimi i Gjykatës Kushtetuese;
Funksionimi i Gjykatës së Lartë;
Finalizimi i ngritjes se strukturave kundër krimit të organizuar dhe anti-korrupsionit/Funksionimi i SPAK;
Forcimi i luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, në bashkëpunim me vendet anëtare dhe nëpërmjet Plan Veprimit për adresimin e krimit financiar;
Ulja e numrit të azilkërkuesve, ku një nga masat është bashkëpunimi me Hollandën, Francën, Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Italinë, Irlandën;
Rishikimi i Ligjit të Medias në linjë me rekomandimet e Komisionit të Venecies;
Vazhdimi i Reformës në Drejtësi;
Track Records-Iniciimi dhe përfundimi i proceseve gjyqësore të shkallës së parë të zyrtarëve të lartë dhe politikanëve;
Progres në reformën e administratës publike;
Zbatimi i reformës zgjedhore ku përfshihen, financimi transparent i partive, administrimi i paanshëm i procesit dhe procesi i rregullt;
Vendimi për ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale 2019 që kërkon plotësimin e Gjykatës Kushtetuese;
Miratimi i Akteve nënligjore të Ligjit për Pakicat Kombëtare ku janë disa VKM;
Miratimi i Ligjit (të amenduar) të Censusit;
Avancimi i procesit të regjistrimit të pronave.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit