Plani i qeverisë "Rama" për të kthyer Shqipërinë në kamp të madh refugjatësh

Plani i qeverisë “Rama” për të kthyer…

Qeveria “Rama 3” ka një plan për ta kthyer Shqipërinë në një kamp të madh refugjatësh.

Teksa Shqipëria ka kapur shifra të larta e të frikshme të të rinjve që emigrojnë jashtë vendit, për shkak të keqqeverisjes, qeveria shqiptare planifikon ta mbush vendin me afganë dhe arabë.

Pasi mori iranianët, kundërshtarë të regjimit të Teheranit, vendosi të marrë edhe afganët.

The Sun që ka zbuluar një tjetër marrëveshje sekrete që Britania e Madhe po e negocion me kreun e qeverisë shqiptare, Edi Ramën.

Gjatë vizitës së ministres së brendshme britanike, Priti Patel, Edi Rama i ka premtuar kësaj të fundit që Shqipëria do të bëhet vend pritës për emigrantët e paligjshëm që do të kapen në Angli.

Pra, emigrantët që do të kapen në Britani, do të sillen e do të mbahen në një kampe në Shqipëri, që do të ngrihen nga qeveria britanike.

Nuk ka rëndësi nëse i kapuri në Londër është nga Afrika, Azia, apo Amerika Latine, por ai do të sillet në Tiranë ku do të qëndrojë deri në fund të procedurave që i nevojiten zyrtarëve anglezë. Me shumë mundësi, atyre nuk do të ju lejohet të shkojnë në Britaninë e Madhe dhe këta emigrantë do të mbesin në Shqipëri.

Dhe Rama që po largon shqiptarët nga vendi i tyre, po e mbush Shqipërinë me refugjatë të kombësive dhe etnive të ndryshme. Një plan që vetëm Ramës i intereson që të kryhet.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit