Plani i bújshëm, Skënderbeu pritet të shpallë fàlimentimin. E nisin nga zero, ose do marrin këtë ekip të ri

Plani i bújshëm, Skënderbeu pritet të shpallë…

Skënderbeu drejt fàlimentimit. Klubi korçar po mendon planet e reja, pas shuarjes së shpresave për të hedhur poshtë dèniminin që mori nga UEFA, për 10 vite pèzullim nga Europa dhe 1 milion euro gjóbë.

Presidenti Ardjan Takaj, pas takimit me kryebashkiakun Sotiraq Filo, po mendon shpalljen e falimèntit.

Nëse vendos të ndërrojë ta nisë nga fillimi, duhet të niset nga Kategoria e Tretë. Duhen shumë vite për t’u rikthyer në Kategorinë Superiore, dhe për më tepër, nuk do ketë më koefiçentin e mirë që Skënderbeu ka në Europë.

Opsion është që klubi të quhet Akademia e Futbollit Skënderbeu.

Ndërkohë, nëse Skënderbeu shpall falimentin, në Superiore vendin do ia zinte Besëlidhja, që ishte finaliste me Vllazninë, për ‘play-off’.

Efekti domino, do sillte zënien e vendit të Besëlidhjes në Kategorinë e Parë, nga ekipi i Maliqit, që ishte finalist në ‘play-off’.

Kleçka qëndron tek plani i korçarëve, që ky ekip të projektohet si zëvendësuesi i Skënderbeut.

Maliqit do i ndërrojnë emrin dhe stemën, duke e quajtur AF Skënderbeu, ose Korça, dhe për t’u rikthyer në Superiore do duhej vetëm një vit.

Për momentin janë plane dhe ide, por do pritet për të parë si do vendoset përfundimisht nga drejtuesit e Skënderbeut.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit