Plani për bllokimin e mjekëve/ Diplomë pas 3 vitesh punë ose do të paguajnë 18 mijë $ po ikën

Plani për bllokimin e mjekëve/ Diplomë pas…

Studentët e mjekësisë dhe nëndegëve të mjekësisë duhet të punojnë minimalisht tre vite në Shqipëri, përpara se të vendosin për të emigruar. Rrjedhja masive e “trurit” ka bërë që qeveria të marrë një masë drasike për të ardhmen e tyre. Plani është i qartë dhe i thjeshtë, ose do të punojnë në Shqipëri, ose do të paguajnë një shumë të madhe parash për t’u larguar.

Studentëve do t’u mbahet peng për tre vite diploma, pa pasur mundësi që ta tërheqin. Kjo bën që për tre vite studentët të mos aplikojnë dot për punësim në Gjermani apo vende të tjera të kontinentit. Para se të hyjnë në fakultet, studentët e mjekësisë do të firmosin kontratën për të punuar së paku tre vjet në Shqipëri.

Ndërkohë çfarë ndodh nëse ata ndërrojnë mendje rrugës dhe duhet të largohen? Sipas rektorit të Universitetit të Mjekësisë Arben Gjata. studentët që nuk pranojnë këto kushte do të paguajnë tarifën e shkollimit e cila përllogaritet afro 18 mijë dollarë. Kjo është një “gjobë” mjaft e lartë që një student mund ta përballojë. Me hir apo me pahir, Edi Rama ka vendosur të mbyll rrugët e emigrimit për mjekët e rinj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit