Planifikohet ndërtimi i një kopje të hënës në Dubai

Planifikohet ndërtimi i një kopje të hënës…

Janë zbuluar planet për të ndërtuar një kopje 4 miliardë paund të hënës në Dubai, me shpresën se do të ‘ndikojë ndjeshëm’ në ekonominë e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Sipërmarrësi kanadez, Michael Henderson qëndron pas projektit ‘MOON’, i cili do të shfaqë një kopje gjigante 274 metra të hënës në majë të një ndërtese 30 metra në Dubai. 

Brenda do të jetë një mega-resort, duke përfshirë një hotel me 4,000 dhoma, një arenë me kapacitet 10,000 persona një klub nate dhe një qendër Wellness.

Do të ketë gjithashtu një ‘koloni hënore’, e cila premton t’u ofrojë vizitorëve ndjesinë e ecjes në hënë. Henderson, bashkëthemelues i Moon World Resorts Inc, i cili ka financuar projektin ambicioz, aludoi për faktin se vetë hëna ishte marka e tij.

“Ne kemi ‘markën’ më të madhe në botë. Tetë miliardë njerëz e njohin markën tonë dhe ne nuk kemi filluar ende”, tha ai. I vlerësuar të kushtojë 4.28 miliardë paund, projekti MOON Dubai shpreson të tërheqë 2.5 milionë të ftuar në vit./Ladbible

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit