Plantacion me 400 mijë rrënjë kanabis, arrestohen disa persona në Spanjë, mes tyre edhe shqiptarë

Plantacion me 400 mijë rrënjë kanabis, arrestohen…

Autoritetet spanjolle kanë goditur një grup trafikantësh të përfshirë në kultivimin dhe trafikimin e marijuanës në provincën e Toledos.

Si rezultat i operacionit, katër persona, mes tyre edhe shtetas shqiptarë, janë arrestuar. Mes të ndaluarve është edhe një elektricist, i cili dyshohet se kishte instaluar lidhjet elektrike në një magazinë të përdorur për rritjen e kanabisit.

Gjatë kontrollit, brenda magazinës u gjetën dhe u sekuestruan 1,350 bimë narkotike. Mediat spanjolle raportojnë se shqiptarët kishin marrë përsipër kujdesin dhe transportimin e tyre nga Spanja drejt Gjermanisë.

Përveç lëndës narkotike, në magazinë u zbuluan dhe sekuestruan edhe pajisje të ndryshme si laptopë, ventilatorë, llamba dhe mjete të tjera të përdorura për kultivimin e bimëve.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit