
27 sera të mbjella me kanabis janë zbuluar nga policia në Malësi të Madhe. Serat ishin ngritur në një krater që ka shërbyer për marrje inertesh, në vendin e quajtur “Badra e Mehajve” dhe gjatë kontrollit në to policia gjeti të kultivuar në kubikë, rreth 8000 fidanë kanabis.
Sipas uniformave blu serat shërbenin vetëm për kultivimin e fidanëve të cilët ishin bërë gati për t’u shpërndarë me qëllim për t’u kultivuar në tokë.
Gjatë opercionit në pranga përfundoi një 52-vjecar, Nesti Delaj, i cili dyshohet se është organizatori i kësaj veprimtarie të paligjshme. Gjatë kontrollit në banesën e tij, uniformat blu gjetën tre armë gjahu dhe municion luftarak.
Po ashtu policia procedoi në gjendje të lirë për shpërdorim detyre 3 punonjës të Bashkisë së Malësisë së Madhe.