Plarent Ndreca i G-99 futet në Parlament, pritet t'i shërbejë Veliajt

Plarent Ndreca i G-99 futet në Parlament,…

Arben Ahmetajt i skadoi mandati për t’u paraqitur brenda gjashtë muajve në Parlament dhe për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli vakancën për të zëvendësuar Ahmetajn i cili nuk ndodhet në Shqipëri për shkak të shpalljes në kërkim nga SPAK për aferën e inceneratorëve. Vendi i tij sipas listës shumëemërore i takon Dallëndyshe Bicit.

Sot Drejtoresha e Agjensisë Shtetërore të Kadastrës, Dallëndyshe Bici ka refuzuar mandatin e deputetit përmes në letre drejtuar KQZ duke deklaruar se do të vazhdojë të mbajë detyrën që mban aktualisht pranë ASHK. Në vend të saj në listë është Plarent Ndreca i cili ka deklaruar për gazetarët se do të pranojë mandatin e deputetit.

Plarent Ndreca është një nga bashkëpunëtorët më të hershëm të Erion Veliajt ku ka kandiduar si deputet në listën e Partisë G99 që asaj kohe drejtohej nga Veliaj. Plarent Ndreca është gjithashtu një nga njerëzit e afërm të Veliajt në Bashkinë Tiranë. Ai është edhe një nga juristët më të besuar të Veliajt ku edhe ka mbrojtur shembjen e Teatrit Kombëtar ku një nga autorët e shembjes së Teatrit Kombëtar është edhe kryebashkiaku Veliaj.

Tashmë Erion Veliaj ka një deputet më shumë në Parlamentin e Shqipërisë pas emërimit nga Rama në qeveri të Ervin Metes dhe Arbi Maznikut.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit