Plas dhuna sheshit në stadium”|Ndeshja Laçi-Tirana “lajthit” tifozët

Plas dhuna sheshit në stadium”|Ndeshja Laçi-Tirana “lajthit”…

Ngjarje aspak e këndshme në stadiumin “Laçi”. Ndeshja mes Laçit dhe Tiranës, prodhoi sherr masiv mes tifozëve të pranishëm.

Ajo që e bën më qesharak këtë ngjarje është fakti se sherri nuk ka qenë mes dy tifozërive të klubit, por brenda llojit. Mbështetësit bardheblu, në fundin e pjesës së parë të lojës kanë nisur të godasin njëri-tjetrin. Situata u normalizua pas disa minutash por disa nga tifozët u panë të “lyer” në gjak. Duket se sherri u provokua pas thirrjeve të grupit “Fanatics” kundër presidentit të Tiranës Refik Halili.

Një pjesë tifozësh nuk ishin dakord me këto thirrje dhe në këtë mënyrë nisi edhe sherri fizik midis tyre.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit