‘Plas’ grushti mes udhëtarëve në avion, stjuardesa përpiqet t’i ndajë

‘Plas’ grushti mes udhëtarëve në avion, stjuardesa…

Tre pasagjerë u tërhoqën nga një aeroplan nga policia në Australi, pasi një përleshje tronditëse, e kapur nga kamera, shpërtheu në një fluturim nga Bali. Konfrontimi i dhunshëm ndodhi dy orë pas një fluturimi Jetstar nga Denpasar, Bali në Brisbane, Australi. 

Pamjet e pasagjerëve nga fluturimi i pasdites tregojnë disa pasagjerë duke u rrahur, ndërsa një stjuardesë përpiqet të ndërhyjë.

Kjo lloj sjelljeje e dhunshme dhe përçarëse është plotësisht e papranueshme dhe nuk do të tolerohet kurrë në fluturimet tona”, tha një zëdhënës i Jetstar. Ndërsa më tej shtoi: “Kjo ishte gjithashtu një situatë jashtëzakonisht e vështirë për ekuipazhin tonë dhe ne po ofrojmë mbështetje për ta. Mirëqenia e pasagjerëve dhe ekuipazhit tonë është gjithmonë prioriteti ynë numër një.”/NYP

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit