Plas grushti në Burrel, dhunohet barbarisht një person

Plas grushti në Burrel, dhunohet barbarisht një…

Në orët e mbrëmjes së djeshme në qytetin e Burrelit, shërbimet e Policisë kanë marrë informacion se po ndodhte një konflikt mes disa personave.

Menjëherë është shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se shtetasi A.A., 31-vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta është goditur me sende të forta nga tre persona të tjerë, të cilët pas mbërritjes së policisë në vendin e ngjarjes, duke përfituar dhe nga errësira janë larguar.

Në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e ngjarjes, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, janë identifikuar dhe janë shpallur në kërkim tre autorët e dyshuar të ngjarjes për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”, dhe konkretisht shtetasit : E.B(H). ; S. H.; A. SH; banues në Burrel.

Vijon puna për lokalizimin e vendodhjes dhe kapjen e tyre, ndërkohë që mënyra si ia dolën të arratiseshin është vërtetë qesharake.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit