
Një ndeshje boksi mes Denis Nurjes dhe kolumbianit Ramirez nuk ka përfunduar ashtu siç pritej, pasi tifozët shqiptarë kanë dhunuar boksierin e huaj.
Në kohën kur ndeshja ishte e ndërprerë për shkak të dëmtimit në këmbë të Nurjes, boksieri kolumbian e godet në befasi, duke sjellë acarimin e fansave të boksierit shqiptar në pallatin e sportit “Feti Botova”.
Tifozët shqiptarë kanë goditur me grushte e shkelma kolumbianin Ramirez.
Për pak minuta, ringu i boksit u shndërrua në arenë përleshjesh mes 2 stafeve dhe tifozëve. Pas kaosit të krijuar, vendimi final ishte se kjo ndeshje konsiderohet e pazhvilluar. (Video)