
Një përplasje me armë zjarri ka bërë që të humbin jetën 2 turistët kanadezë. Ngjarja ka ndodhur në një vendpushim pranë Kankunit në bregun e Karaibeve të Meksikës.
Dy turistët ndodheshin në resortin e pasur dhe kishin precedentë penalë, thanë zyrtarët meksikanë për policinë kanadeze.
Policia meksikane është në kërkim të një personi tjetër që mendohet se ka qëlluar me të shtëna, i cili ishte gjithashtu me precedentë të theksuara kriminalë në Kanada.
Ndrërkohë, tre persona u plagosën dhe u dërguan në spital.
Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë një burrë me një kostum gri dhe maskë të zezë për fytyrën duke mbajtur një armë përpara një peizazhi të gjelbër.