Plas keq grushti mes 100 personave, gjithçka nisi për një vajzë

Plas keq grushti mes 100 personave, gjithçka…

Qyteti i njohur zviceran i Bazelit është kthyer në një arenë të vërtetë boksi mes 100 personave që janë rrahur keq me njëri-tjetrin. Midis tyre kishte edhe shqiptarë. E përditshmja “Blick”, shkruan se ngjarja e rëndë u shënua mbrëmjen e të shtunës rreth orës 20:00.

Sipas policisë vendase, përleshja erdhi si pasojë e një konfrontimi verbal midis dy grupeve rivale; por pas kësaj, debatet u pasuan nga përplasje fizike.   

Përleshja mes tyre erdhi duke degraduar e për pasojë Përleshja ishte zhvendosur nga Eishalle drejt stacionit të trenit. Sapo policia mbërriti në vendin e ngjarjes, grupi i djemve u larguan në drejtime të ndryshme.

Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes ndërsa paraprakisht dyshohet sepas sherrit të tyre qëndron një vajzë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit