Plas keq mes Enkel Demit dhe kryeministrit: S’je ti redaktori i medias! Rama: A do flasim për ndonjë gjë tjetër?!

Plas keq mes Enkel Demit dhe kryeministrit:…

Kryeministri Edi Rama i ftuar ditën e sotme në ABC –ja e mëngjesit me gazetarin Enkel Demi tha se për shkak të detyrës specifike që ka ai vetë dhe presidenti i lejohet të lëvizë edhe jashtë fashave orare, ndërsa kërkoi që të mos flitej për këtë fakt, por për tema më interesante për qytetarët.

Biseda:

Enkel Demi: Ju jeni kryeministër i Shqipërisë, jo redaktor i medias

Edi Rama: Unë jam absolutisht jo redaktor i medias, por për sa kohë më keni përballë nuk mund të thoni çfarë të doni.

Enkel Demi: Presidenti i Republikës nuk  ka respektuar rregullin e karantinës, në fundjavë. Ju vetë keni qenë në Vlorë, nuk e keni respektuar rregullin e katrantinës.

Edi Rama: Kjo është e pavërtetë. Që në ditën 1 të gjithë personat që kanë një punë të përcaktuar.

Unë dhe Presidenti i Republikës kemi një detyrë specifike që na lejohet të lëvizim edhe jashtë fashave orare të lëvizjes.

Enkel Demi: Të bësh viking nuk është punë

Edi Rama: A do flasim për gjëra që i interesojnë publikut?

Enkel Demi: Kush e përcakton gjërat që i interesojnë publikut? Sepse kjo mund të jetë një pyetje e ardhur nga publiku.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit