"Plas" keq në Kuvend, deputetët e opozitës godasin tavolinën sa nuk e thyejnë

“Plas” keq në Kuvend, deputetët e opozitës…

Tensione në sallën e Kuvendit të Kosovës.  Propozimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që rritja e tarifave të energjisë dhe subvencionimi i tyre  është rruga që duhet ndjekur për të përballuar çmimet e larta të importit të energjisë elektrike ka shkaktuar jo pak debate në seancën parlamentare.

Deputetët e opozitës hodhën akuzandaj qeverisë për keqmenaxhim të krizës energjitike. Ata kundërshtuan rritjen e çmimit të energjisë.

Në sallën e Kuvendi është krijuar zhurmë e lartë gjatë kohës që po fliste zëvendëskryeministri Besnik Bislimi. Ky i fundit akuzoi deputetët e opozitës se po gënjejnë lidhur me çmimin e energjisë.

“U mytëm tu ju thanë po rreni, edhe prapë po dilni po rreni”, deklaroi Bislimi.  Deputetët opozitarë nisën të qëllonin tavolinat duke bëtë kështu zhurmë dhe duke pamundësuar vijimin normal të seancës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit