Plas keq në Mal të Zi! Koret fetare i këndojnë kthimit të ushtrisë serbe në Kosovë

Plas keq në Mal të Zi! Koret…

Pavarësisht demagogjisë për të lënë pas të shkuarën dhe për të parë nga e ardhmmja, që ka gjetur mbështetës edhe në Tiranë, projekti i Serbisë së madhe po vlon sot më shumë se kurrë. Episodi i radhës ndodhi në Malin e Zi ku policia u përlesh me qytetarët që protestonin kundër shugurimit të kreut të Kishës Ortodokse Serbe në Malin e Zi.

Policia, e cila dirigjohet nga qeveria pro serbe e Potgoricës, arriti të shpërndajë turmat me gaz lotësjellës dhe të transportojë me helikopter drejt Cetinjës kreun e Kishës Ortodokse Serbe, Joanikije dhe patriarkun e Kishës Ortodokse Serbe, Porfirio. Që në orët e para të mëngjesit mijra qytetarë që duan një shtet të shkëputur nga dominimi politik kulturor dhe fetar i Beogradit, kishin gritur barrikada, për të penguar rugëtimin e hierarkëve fetarë drejt kryeqendrës historike të malazezëve.

Gjatë natës dhe në mëngjesin e së dielës grupe qytetarësh bllokuan rrugën kryesore që çon nga Podgorica në Cetinë si dhe ngritën barrikada në rrethrrotullimin në hyrje të Cetinës.

Policia malazeze, arrestoi 14 protestues si dhe këshilltarin për siguri të presidentit Milo Gjukanoviç njëkohësisht ish Drejtori i Drejtorisë së Policisë, Veselin Veloviç, që ishte në mesin e protestuesve.

Menjëherë pas tensioneve reagoi edhe presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq që tha se “vetëm një njeri pa dinjitet do ta lejonte veten të futej në manastirin e Cetinjes me helikopter”.
Gjukanoviq, që është përpjekur ta mbajë larg vendit të tij influencën e Beogradit iu referua faktit se Joanikije dhe patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, fluturuan për në Cetinje me helikopter, ndërsa shumë protestues po i prisnin dhe barrikada të shumta u vendosën në qytet dhe në rrugët që të çonin në të.

Por menjëherë pas deklaratës së Gjukanoviçit që linte të kuptohej se Serbia nuk ka hequr dorë nga projekti për sundimin e fqinjëve është kundërpërgjigjur edhe presidenti Vuçiç.
“Ne nuk kemi ndërmend ta nënshtrojmë askënd. Por, unë po i them atij (Gjukanoviçit sqarim i Lapsi.al), se as ju e as askush tjetër nuk do të jeni në gjendje ta sundoni Serbinë, siç keni bërë për 30 vjet. Ju e keni sunduar këtë vend në të gjitha mënyrat e mundshme, përmes krimit, zyrtarëve të policisë, zyrtarëve politikë, atyre në strukturat e inteligjencës”, tha Vuçiq.

Por duket se në fakt është e kundërta dbe këtë tezë e mbron edhe analisti amerikan Janusz Bugajski,një njohës i mirë i Ballkanit.
Ai thekson se më e rrëzikshmja për rajonin është fakti që projekti i “Serbisë së Madhe” është sërish aktual.

Analisti thotë se Beogradi është instrumenti kryesor i Moskës për destabilizimin e rajonit, ndërsa shton se administrata e Biden duhet të përfshihet sa më parë.
“Më e rrezikshmja për rajonin është fakti që projekti i “Serbisë së Madhe” sërish është aktual. Fushata po zhvillohet mbi 3 parime: fshehtësia, fleksibiliteti dhe durimi. Objektivat kryesore janë: Kosova, Bosnja e Hercegovina dhe Mali i Zi. Në Malin e Zi kemi të bejmë me minimin e sovranitetit, sepse Beogradi nuk pranon kombin malazez dhe as Malin e Zi si shtet të pavarur ka shkruar ai.
Serbia nuk e ka pranuar dot kurrë faktin se Mali i Zi u pavarësua në vitin 2006 me anë të një referendumi për shkëputje. ppr pavarësisht kësaj kishamalazeze nuk u bë autonome dhe mbeti nën Kishën Ortodokse Serbe, që për shumëkënd është një simbol i ndikimit serb.

Çështja e pronësisë së Kishës Ortodokse Serbe ka shkaktuar tensione të shumta gjatë viteve të fundit në Mal të Zi.

Ligji për Liritë fetare, i miratuar në kohën kur në pushtet ishte Partia Demokrate e Socialistëve e presidentit Gjukanoviç, kërkonte nga Kisha Ortodokse Serbe të dëshmojë për pronat përgjatë viteve të kaluara.

Qeveria e re e dalë nga zgjedhjet e gushtit të vitit 2020 e ndryshoi Ligjin duke ia njohur të drejtën e pronës kishës serbe, e cila selinë e ka në Beograd.
Ndërkohë gjatë mbajtjes së ceremonisë fetare të shugurimit të kreut të Kishës Ortodokse Serbe ne Cetinjë i këndian edhe këngë për rikthimin e ushtrisë serbe në Kosovë.

Përmes një statusi në rrjetin social Twitter, Enver Hoxhaj ka shpërndarë një link që tregon se në Manastirin e Cetinjës, i është kënduar rikthimit të ushtrisë serbe në Kosovë.

Hoxhaj ka shkruar se kënga për rikthimin e ushtrisë serbe është bërë nga Rusia dhe interpretuar tani nga përfaqësuesit e tyre në Mal të Zi.

“Forcat më të errëta të fashizimit, të udhëhequr nga Kisha Serbe po rikthehen në Mal të Zi!”, ka shkruar Hoxhaj në reagimin e tij në rrjetin social Twitter.

Ndërsa, ish-udhëheqësja e Grupit Negociator, Edita Tahiri ka thënë se Serbia po synon destabilizimin e vendeve fqinje dhe se presidenti Aleksandar Vuçiç po merr pjesë në agjendën hegjemoniste të ndërtuar nga Slobodan Millosheviç. Besohet se askush nuk duhet të ketë dyshime rreth asaj që po ndodh, përveç atyre që propogandojnë lënin pas të së shkuarës, në emër të dashurisë për Vuçiçin.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit