Plas keq sherri mes fiseve për tokën në fshat| Vriten 13 persona, gra, fëmijë dhe 1 polic

Plas keq sherri mes fiseve për tokën…

Të paktën 13 njerëz janë vrarë në perëndim të Guatemalas, përfshirë këtu gra, fëmijë dhe një polic, në një konflikt për tokën mes fshatrave indigjene. Sipas mediave të huaja, konfrontimet kishin nisur prej të premtes dhe zgjatën deri të shtunën në zonën rreth 160 kilometra larg kryeqytetit.

12 njerëz u gjetën të vrarë në një fshat, ku qëndron kufiri territorial me popullsisë indigjene të Santa Catarina, tha në një deklaratë policia. Mes viktimave që përfshinin fëmijë, burra e gra, u raportua gjithashtu dhe vdekja e një oficeri policie.

Dy oficerë policie ishin plagosur  në konfliktin që zgjat prej gati një shekulli midis dy popullsive indigjene me origjinë të lashtë Maya. Presidenti i vendit Alejandro Giamattei në muajin maj kishte shpallur gjendjen e emergjencës pas përshkallëzimit të dhunës.

“Sherret midis tyre kanë marrë jetët e shumë fshatarëve të përfshirë në mbrojtjen e tokës”, tha asokohe Giammattei. Në tentativë për të zgjidhur konfliktin, minsitri i mbrojtjes ka shtuar prezencën e policisë për parandalimin e konflikteve. “Ne i dënojmë këto akte çnjerëzore”, u shpreh policia pas ngjarjeve të fundit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit