Plas leku te “Mbretëresha Geraldinë”, pas prishjes së godinës hapin tender 1 miliardë për gatim

Plas leku te “Mbretëresha Geraldinë”, pas prishjes…

Vetëm pak ditë më parë ju treguam se si materniteti “Mbretëresha Geraldinë”, i njohur ndryshe si materniteti i vjetër pranë ish-stacionit të trenit, u prish nga fadromat. Zyrtarisht bëhet fjalë për një rkonstruksion, por ama dëmi llogaritet i madh pasi u dëmtua një godinë e shpallur si monument kulture. Kuptohej lehtë se gjithçka qe bërë për të justifikuar tenderin e për të futur paratë në xhep.

Megjithatë, ndonëse e prishën, duket se makutët e parave nuk kanë mbaruar ende punë me këtë maternitet. Kështu, rezulton se është shpallur një tender i ri me numër reference REF-90493-03-18-2021 dhe me objekt “Shërbim gatimi dhe shpërndarje ushqimi për spitalin universitar obstetrik gjinekologjik “Mbreteresha Geraldinë”. Për habi tenderi ka si fond limit vlerën prej rreth 1.1 miliardë lekë të vjetra me TVSH.

Pra pasi i futën fadromat, tashmë duan të harxhojnë edhe mbi 1 miliardë lekë për shërbime gatimi e shpërndarje ushqimi. Pyetja jonë në këtë mes është: a e gjeni dot se cila kompani do shpallet fituese? Jo? Vriteni pak mendjen se nuk është e vështirë. Nëse nuk e gjeni dot, prisni dhe pak deri sa të shpallet fituesi dhe gjithçka do të jetë e qartë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit